Mirë se vini në JICA Alumni Asociacionin e Kosovës (JAAK)
Shoqata jonë bashkon ish-trajnues të JICA-s dhe studiues në Japomi nga Kosova, duke nxitur rrjetëzimin profesional, shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Japoninë dhe ish-studentët e tjerë në mbarë botën.
Përmes ngjarjeve, iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara gjatë gjithë vitit, ne mbështesim zhvillimin profesional të anëtarëve tanë dhe kontribuojmë në forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Japoni.


Vizioni
Të jemi një rrjet profesional kryesor i ish-studentëve të JICA-s në Kosovë që kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin institucional dhe avancimin e bashkëpunimit Kosovë- Japoni.
Misioni
• Të lidhë dhe angazhojë ish-trajnuesit e JICA-s dhe studiuesit nga Kosova përmes një rrjeti të fortë dhe bashkëpunues të ish-studentëve.
• Të promovojë ndarjen e njohurive, zhvillimin profesional dhe zbatimin e ekspertizës së fituar në Japoni.
• Të mbështesë iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror, ekonomik dhe mjedisor në Kosovë.
• Të forcojë miqësinë, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe partneritetin afatgjatë midis Kosovës dhe Japonisë.